Dështon sërish seanca për dosjen e ARRSH-së, gjobitet një nga avokatët e Berberit

Dështon sërish seanca për dosjen e ARRSH-së, gjobitet një nga avokatët e Berberit

Ka dështuar për të disatën herë zhvillimi i seancës së parë në themel për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së, ku i pandehur është Evis Berberi, së bashku me mbi 20 persona të tjerë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Berberit. Njëri prej tyre ka paraqitur raport mjekësor, ndërsa avokati tjetër, Gentian Rumano, sipas gjykatës nuk kishte motive të arsyeshme për mungesën, duke u gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 1 prill, pavarësisht kundërshtimeve të disa avokatëve, të cilët kërkuan një datë tjetër, duke argumentuar se kjo datë konsiderohet “ters”. Në këtë çështje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë, mes tyre Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Ervis Lami,...