Dëshmia e djalit zbardh tragjedinë në Fier/ Babai më tha: Pse u hedh pleh patateve…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Kuman të bashkisë Roskovec, ku një 80-vjeçar vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës. Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në dëshminë e tij se në momentin e krimit ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë. Ai ka treguar se i ati njihej si person konfliktual, ndërsa zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale. Konflikti kishte nisur pasi djali kishte hedhur pleh në patatet e mbjella në oborrin e shtëpisë, veprim që kishte acaruar të atin. “Pse u hedh pleh patateve”, mësohet t’i ketë thënë 80-vjeçari, debat...
Burimi:
syri.net