Dënohen me 11 vite burg katër të rinjtë shqiptarë në Britani, fituan mbi 500 mijë paund nga kanabisi
Gjykata britanike ka dënuar me 11 vite burg katër shqiptarë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të kanabisit, Mediat britanike shkruajnë se hetimet zbuluan se grupi kishte fituar mbi 500,000 paund midis viteve 2023 dhe 2025. Sipas policisë në Essex, grupi i udhëhequr nga vëllezërit Sefedin dhe Eldi Tafa, kontrollonte plantacionet e kanabisit dhe siguronin materialet dhe pronat e nevojshme për kultivimin e tij. Ata u ndihmuan nga Servet Dobrushi, i cili merrej me organizimin e shitjes së kanabisit të prodhuar. Ndërkohë Asterjo Sata dhe Reols Havalja, mbikëqyrnin kultivimet dhe shpërndanin kanabisin dhe fitimet në të gjithë vendin. Operata e grupit u zbulua pas një hetimi, kur policia gjeti një plantacion kanabisi në Aragon Close, Southend, në mëngjesin e 30 gushtit...
Burimi:
vizionplus.tv