Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!
Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, prej rreth tre vitesh është në qendër të sulmeve politike, kryesisht nga opozita, të cilat lidhen me një dënim të pretenduar nga drejtësia greke, që daton rreth dy dekada më parë. Debati u rikthye këtë javë, pasi Prokuroria e Përgjithshme, pas një procesi verifikimi dyvjeçar, konfirmoi ekzistencën e një vendimi gjyqësor të autoriteteve greke ndaj Gjokës, për akuzën e falsifikimit të vizës, duke theksuar se dënimi rezulton “i vërtetë dhe autentik”. Sipas Prokurorisë, ky vendim nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit të vitit 2016, të plotësuar nga gjyqtarja në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ku ajo është përgjigjur negativisht si për pyetjen mbi dënimet e formës së prerë, ashtu edhe për ato jo përfundimtare. Nga ana tjetër, vetë gjyqtarja Gjoka ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor...
Burimi:
javanews.al