Dëmtoi 3 varret e familjarëve të tij, arrestohet 42-vjeçari në Ballsh, policia: Vuan nga problemet e shëndetit mendor

Dëmtoi 3 varret e familjarëve të tij, arrestohet 42-vjeçari në Ballsh, policia: Vuan nga problemet e shëndetit mendor

Një 42-vjeçar në Ballsh është arrestuar nga policia. Burri me iniciale G.M, ka dëmtuar 3 varret e familjarëve të tij. Sipas bluve, 42-vjeçari, ka probleme të shëndetit mendor. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. M., 42 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka dëmtuar 3 varre të familjarëve të tij”, njofton policia./vizionplus.tv