Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet
Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe do të çmontohet shtylla e tensionit të lartë, pasi po rrëshqet. Kjo situatë vjen pas rrëshqitjes së tokës në aksin Përrenjas-Librazhd, situatë që po vijon të rëndohet. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd. Mësohet se hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej. Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj. Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimit të rastit në media....
Burimi:
javanews.al