Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte
Ky është momenti kur G.B. largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në kryeqytet, pasi goditi tri herë me thikë 31-vjeçarin Egli Pashollari, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Foto e publikuar në media, është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku shihet 40-vjeçari teksa ecën me gruan e tij qetësisht. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se vrasësi kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij. Viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin...
Burimi:
javanews.al