Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dëbora zbardh Qarkun e Shkodrës, autoritetet apel për kujdes në rrugë
Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Bashkia Shkodër •Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga...