Dëbora bllokon aksin Librazhd-Peshkopi, ende asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon aksin Librazhd-Peshkopi, ende asnjë masë për pastrimin e rrugës

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa e Lunikut janë bllokuar automjetet për shkak të dëborës. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Tashmë prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Në 48 orët e para reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në disa qytete, ndërsa gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në veri dhe juglindje.