Çmontohet organizata shqiptare në Itali! Zbardhen detajet e kamuflimit të ‘mallit’ me paketim “Lacoste” dhe “Ferrari”
Historia nis në vitin 2024, kur hetuesit italianë bien në gjurmët e një grupi që lëvizte kokainë nga Shqipëria drejt rajonit të Umbrias. Dyshimet i çuan autoritetet në qytetin e Folignos, ku sipas autoriteteve ishte ngritur baza e grupit. Në krye të skemës dyshohet se qëndronte një shtetas shqiptar, i cili nga Shqipëria organizonte furnizimin me drogë. Në Itali, ai mbështetej nga bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, një shqiptar dhe një italian. Ata kishin një restorant në Foligno, në bashkëpronësi të gruas së tij, që dyshohet se e përdornin si fasadë për aktivitetin dhe për të futur në qarkullim paratë e përfituara. Gjatë kontrollit të së martës, hetuesit, sipas mediave, sekuestruan rreth 68 kilogramë kokainë. Ajo që ra në sy ishte mënyra...
Burimi:
javanews.al