Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona, pasi vepronin si një bandë “skifterësh” që grabisnin shtëpitë dhe bizneset në zonë, duke u kthyer në një shqetësim për pronarët. Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit e vendit fqinj konfirmuan sot (23 dhjetor) operacionin e goditjes së grupit dhe dërgimin në gjykatë të shqiptarëve të moshës midis 25 dhe 28 vjeç. “Hetimi u nis nga oficerët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës të Skuadrës së Veronës, pas një rritjeje të konsiderueshme të vjedhjeve me thyerje banesash të regjistruara midis nëntorit dhe dhjetorit në këtë provincë”, thanë autoritetet. Skema që përdorte banda ishte “modus operandi”, e mirëorganizuar dhe me role konkrete, e ngjashme në disa ngjarje kriminale në zonë. Agjentët pikasën një mjet që përdorej për...