Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u legjitimua nga GJKKO si avokat i Erjon Veliajt. Zoti Indresa dhe zoti Veliaj kanë deklaruar se prokuroria nuk i ka dorëzuar aktet sipas procedurës. Në lidhje të drejtpërdrejtë me “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, mbrojtësi ligjor i Erjon Veliajt, u shpreh se “janë dorëzuar dosjet në institucionin e paraburgimit, por nuk janë dorëzuar në mënyrë të inventarizuar, pra të përcaktuara se çfarë përmban secila dosje dhe a është përmbajtja e dosjes në përputhje me inventarin që pretendohet se janë në fillim të çdo dosje”. “Në çdo rast, ne nuk na e ka dhënë njeri akoma. Unë kam qenë edhe vetë prezent, kam kërkuar nga drejtuesit e institucionit të paraburgimit vënien në dispozicion nëpërmjet...