Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Më 25 shtator 2025, Gjykata Federale e Virxhinias mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga prokurorja e përkohshme federale Lindsey Halligan për gjykimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, për dy çështje penale. Por shumë shpejt, raporti procedural u përmbys: nga akuzuese, prokurorja federale u kthye vetë në objekt shqyrtimi gjyqësor. Ish-drejtori i FBI-së ngriti një pretendim thelbësor: Lindsey Halligan nuk ishte emëruar në mënyrë të rregullt dhe, për rrjedhojë, nuk kishte të drejtë të ushtronte autoritet federal prokurorial. Gjykata federale nuk heshti dhe nuk e relativizoi çështjen. Përkundrazi, ajo mori një vendim që tashmë konsiderohet një prej referencave në jurisprudencën kushtetuese amerikane, duke sanksionuar parime themelore: Një zyrtar që nuk është emëruar ligjërisht e kthen çdo veprim të tij në akt nul që në...