Celularët në duart e SPAK/ Mbi 3 mijë u përgjuan vitin e kaluar, 503 ‘u zbërthyen’, po telefoni i Ramës?
Në raportin e SPAK evidentohet se gjatë vitit 2025 janë përgjuar 3004 telefona celularë/numra telefonikë. Metoda është përdorur në 186 procedime penale, nga këto, disa procedime janë finalizuar me masa të ndryshme sigurimi nga Gjykata. Gjithashtu mbi të dhënat e interceptimit jashtë objektit të hetimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht. Në raport evidentohen 252 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi. 1738 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat, 1130 janë vendime zgjatjeje për lejimin e përgjimit. Në një pasqyrë përmbledhëse të procedimeve penale për të cilat është kërkuar përgjimi telefonik, vihet re që ka një rritje në 2025 krahasuar me vitin 2024. Në raportin vjetor mësohet se 503 telefona celular tablet, i...
Burimi:
syri.net