Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale që kishin gjetur në aparat. Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së. Avokati Gentian Romano i ftuar në “Real Story” tha se ky vendim i gjykatës është i drejtë, sepse kufizon dhe i përcakton rregulla strikte prokurorisë për sigurimin e provave në mënyrë të ligjshme. Ai theksoi se Prokuroria i është imponuar...
Burimi:
javanews.al