Çarje në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, rrezik për qarkullimin
Probleme serioze janë konstatuar në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, konkretisht në lotin e dytë të këtij projekti. Situata është vërejtur gjatë ditëve të fundit pas reshjeve të shiut, në një segment mbi fshatin Malinë. Në këtë zonë, për disa metra gjatësi, rruga ka pësuar çarje të theksuara, ndërsa traseja është batisur në një pjerrësi të madhe, duke krijuar rrezik real për mjetet që qarkullojnë. Sipas burimeve, në këtë segment janë shënuar edhe më herët rrëshqitje të tokës, çka e bën problematikën të përsëritur. Në një shtrirje prej më shumë se 20 metrash, çarja e asfaltit dhe deformimi i trupit të rrugës rrezikojnë seriozisht sigurinë e qarkullimit. Në zonë janë parë edhe mjete të kompanisë që ka ndërtuar lotin e dytë të këtij aksi, por ende...
Burimi:
vizionplus.tv