“Cargo 2”, arrestohen 3 persona që tregtonin kokainë, sekuestrohen mbi 120 mijë euro, armë dhe makinë (EMRAT)

“Cargo 2”, arrestohen 3 persona që tregtonin kokainë, sekuestrohen mbi 120 mijë euro, armë dhe makinë (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë. Të arrestuarit janë: Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë operacionit u sekuestruan: -1 kg e 36.6 gramë kokainë -1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion -121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund -Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore. Vizion Plus mëson se Alban Kopaçi është kreu i grupit, i...