Call Center-at/ Piranjat brenda skemës më të madhe të mashtrimit që i zhvat mln euro qytetarëve europian

Call Center-at/ Piranjat brenda skemës më të madhe të mashtrimit që i zhvat mln euro qytetarëve europian

Në Tiranë prej më shumë se një dekade lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që prodhon miliona euro çdo vit të gjitha të vjedhura nga xhepat e qytetarëve europianë, nëpërmjet call centerave me investime fiktive në bursë, ku janë punësuar me mijëra të rinj, të cilët pas fjalëve trading, broker, financë, përpiqen të bindin çdo ditë viktimat për të investuar në diçka që nuk ekziston. Katër vite më parë ne u angazhuam në ndjekjen dhe denoncimin e një rasti mashtrimi ndaj një pensionisti italian, që kishte rënë viktimë e njërit nga grupet e shumta kriminale të Tiranës. Në vitin 2018, Antonio Blezi, një 80 vjeçar nga Roma kishte marrë një telefonatë nga një numër i panjohur. David Adams, në realitet është...