Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë djalin dhe kanë ikur nga shtëpia

Burri denoncon në polici: Gruaja ka marrë djalin dhe kanë ikur nga shtëpia

Ditën e djeshme, një burrë ka bërë një denoncim në polici. Sipas bluve, burri me iniciale R.K ka kallëzuar se gruaja e tij, së bashku me djalin e mitur të çiftit ka ikur nga shtëpia. Pas marrjes së kallëzimit, policia po vijon punën për gjetjen e tyre. “Kallëzoi shtetasi R. K., se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, me djalin e tyre të mitur. Punohet për gjetjen këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv