Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

Avokati Besnik Muçi ka komentuar ndryshimet e miratuara së fundmi në Kodin Penal, duke theksuar se ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe duhet të diskutohen hapur. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Muçi u shpreh se Kodi Penal nuk funksionon si ligjet e zakonshme, që mund të ndërhyjmë sa herë të duam. “Kodi Penal nuk është si ligjet e zakonshme që mund të ndërhyjmë sa herë të duam. Ndryshimet janë të rëndësishme dhe duhen diskutuar, në mënyrë që qytetarët t’i njohin. Kur një person parkon gabimisht dhe shkon në burg, mund të thotë: ‘Unë nuk e dija që kjo ishte vepër penale’. Prandaj, ndryshimet duhen diskutuar”, tha ai. Ai komentoi gjithashtu edhe pjesën e Kodit Penal që lidhet me narkotikët, duke theksuar se ka...