Burg ish-drejtorit të Burgut, u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Burg ish-drejtorit të Burgut, u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi” për mjeken e këtij institucioni Ylfete Sema për arratisjen e Altin Ndocit disa ditë më parë nga spitali i Durrësit. Gjyqtari i çështjes Xhevdet Lika pasi ka dëgjuar pretendimet e Prokurorisë që përfaqësohej nga prokurori Edmon Koloshi si dhe avokatët e dy personave nën hetim, vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë disa ditë më parë në mungesë për ish-drejtorin dhe mjeken për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Të shtunën po kjo gjykatë zhvilloi vlerësimin e masës së sigurisë për 8 punonjës të burgut të arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali, duke lënë 3 prej tyre në qeli, 2 me “arrest shtëpie” dhe...