Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për “Dhunë në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij pas një konfklikti të ndodhur në 3 janar të këtin viti. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin  shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij. Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”, thuhet në njoftimin e policisë.