Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rrugën, por më shau

Buçpapaj rrëfen krimin: I rashë borisë të hapte rrugën, por më shau

Zbardhet dëshmia e Gazment Buçpapës, të arrestuarit një ditë më parë, i akuzuar për vrasjen me thikë pas përleshjes të Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. I marrë paraprakisht në pyetje nga oficerët dhe prokuroria, ai ka pretenduar se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij, teksa i kishte bllokuar edhe rrugën me makinë. “Egli Pashollari më shau nga makina. I rashë borisë për hapjen e rrugës. Unë veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Buçpapa, duke shpjeguar edhe arsyen pse veproi me armë të ftohtë. Ai ka folur edhe për dinamikën e ngjarjes. “Mora gruan në punë dhe u nisa për në spital, por gjeta rrugën e bllokuar. Unë i rashë borisë, por ai doli...