Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve
Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të premte, masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e policisë që u përfshi në përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës. Gazetari i Klan News Martin Marku, duke iu referuar burimeve nga seanca e zhvilluar sot me dyer të mbyllura, raporton se efektivi u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke thënë se ka qëlluar me qëllim për të neutralizuar situatën. Kjo duke qenë se kishte parë personat e armatosur duke qëlluar drejt tyre. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Sjellim ndërmend se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje të dielën e...
Burimi:
javanews.al