Brenda 2026, SPAK synon ngritjen e një skuadre operacionale përgjimi në terren. Do shmanget policia…

Brenda 2026, SPAK synon ngritjen e një skuadre operacionale përgjimi në terren. Do shmanget policia…

Nga Elton Qyno - Syri.net/ Ngritja e një skuadre operacionale nga struktura e posaçme SPAK, do sillte kryerjen e ndjekjes në teren, përgjim dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale. Strategjia për ngritjen në këmbë dhe futjen në funksion të skuadrës operacionale, pritet të kryhet brenda vitit 2026 dhe kjo gjë do kryhet menjëherë sapo në organikën e Byrosë Kombëtare të Hetimit të shtohen dhe 40 oficerë të rinj. Aktualisht në BKH ushtrojnë detyrën 60 oficerë. Ndërsa me hyrjen e oficerëve të rinj numri total do shkojë 100 OPGJ. Nisur nga kjo situatë Drejtuesi i BKH-së Joni Keta dhe Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, kanë nisur punën për ngritjen e kësaj njësie operacionale, duke kërkuar që një pjesë të vëzhgimit, përgjimit...