Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar Klodian Brahon për marrjen e detyrës si Kryeprokuror i SPAK-ut. Delegacioni i BE-së vlerësoi integritetin e SPAK duke i bërë ballë presioneve politike, si dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë janë kyçe për avancimin e vendit drejt BE. “Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si edhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve kyçe dhe një element thelbësor i rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE—rrugë e mbështetur nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të ushtrojnë plotësisht rolin e tyre, të përmbushin përgjegjësitë dhe të bashkëpunojnë pa rezervë për të garantuar llogaridhënie, në dobi të të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë. Po...