Borë dhe ngricë në rrugë, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes!

Borë dhe ngricë në rrugë, policia apel drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes!

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, si dhe ulja e temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona. Policia e Shtetit ju bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërsa në zonat malore të përdoren gomat e borës për shkak se vështirësia në qarkullim është shumë e madhe. Njoftimi: 🚨 Apel për më shumë kujdes në rrugë. 🌧️🌨️ Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit. ⛰️ Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin...