Bllokohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në hyrje të Librazhdit dhe në Hotolisht, krijohet trafik

Bllokohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në hyrje të Librazhdit dhe në Hotolisht, krijohet trafik

Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në hyrje të qytetit të Librazhd dhe në zonën e Hotolisht. Sipas burimeve zyrtare, bllokimi është vendosur për arsye sigurie dhe menaxhimi të situatës rrugore të krijuar pas shembjes së rrugës tek Arrat e Gurrës me qëllim shmangien e rreziqeve dhe garantimin e normalitetit në qarkullim. Në terren janë vendosur patrulla të Policisë Rrugore, të cilat po ndalojnë dhe devijojnë mjetet e rënda drejt akseve alternative. Kjo masë prek kryesisht kamionët dhe autobusët, ndërsa mjetet e tjera po qarkullojnë sipas udhëzimeve të efektivëve në terren. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit të respektojnë sinjalistikën dhe orientimet e Policisë, deri në një njoftim...