Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja
Policia e Fierit ka bllokuar një kamion të ngarkuar me 30 tonë misër, për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit. Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori. Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rastit po i ndjek organi vendor i akuzës. “Nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë”, thuhet në njoftim.
Burimi:
syri.net