Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, Çako: Jemi në gatishmëri të plotë për çdo situatë
Drejtuesit më të rëndësishëm të institucioneve të emergjencës në Shqipëri kanë dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të dhënë informacion për atë që po ndodh në askin Librazhd-Prrenjas, ku prej disa ditësh i gjithë aksi është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në fjalën e tij kreu i Emergjencave Civile, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. “Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është vënë në dijeni për problematikën e krijuar për bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për...
Burimi:
vizionplus.tv