Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

Gjatë një konference për shtyp, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj interesimit të gazetarëve edhe sa i përket çështjes së monopatinave, të cilat janë bllokuar për qarkullim. Ministrja tha se vendimi për të ndaluar lëvizjen e tyre derisa të bëhhet rregullimi me ligj është i duhur. “Nëse do më pyesnit sërish do ju them me bindje që është vendimi i duhur për të ndaluar qarkullimin e monopatinave deri në momentin kur lëvizshmëria e tyre do të rregullohet me ligjet e duhura”, tha ajo. Sipas saj, rastet ku monopatinat ishin përfshirë në aksidente ishin rritur ndjeshëm. Sa i përket ligjit që do të rregullojë lëvizjen e tyre, Koçiu u shpreh se po punohet. Ajo theksoi se për qeverinë ka më shumë rëndësi sigurua dhe jeta...