Blackout energjitik në Fier: Gjysma e qytetit pa drita, qytetarë të bllokuar në ashensorë

Blackout energjitik në Fier: Gjysma e qytetit pa drita, qytetarë të bllokuar në ashensorë

Një blackout energjitik ka përfshirë gati gjysmën e qytetit të Fierit, duke lënë pa energji elektrike  lagje dhe institucione. Zona të tëra nga Bishanaka, tek kryqëzimi i Sharrës, Shkolla e Muzikës, selia e Partisë Socialiste në Fier, stacioni i trenit, si dhe Grecalli, kanë mbetur për orë të tëra pa furnizim me energji. Mungesa e energjisë elektrike ka sjellë jo vetëm bllokimin e aktiviteteve të përditshme, por edhe situata problematike për qytetarët.  Sipas burimeve në terren, disa persona kanë mbetur të bllokuar nëpër ashensorë, (një burrë, një grua me një fëmi)  duke krijuar panik dhe shqetësim, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë. Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga OSHEE apo institucionet përgjegjëse, ndërsa qytetarët kërkojnë shpjegime për ndërprerjen...