Bisedat e SkyECC zbuluan vrasjen e Gentian Qarrit – Autorët me Toyota Yaris ekzekutuan 40 vjeçarin pranë banesës

Bisedat e SkyECC zbuluan vrasjen e Gentian Qarrit – Autorët me Toyota Yaris ekzekutuan 40 vjeçarin pranë banesës

Bisedat e zbërthyera në Sky ECC duket se kanë zbuluar vrasjen e Gentian Qarrit, të ndodhur më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, raporton se kjo vrasje por dhe ngjarje të tjera kriminale që lidhen me grupin e Inez Harjullës në Vlorë janë zbuluar nga zbërthimi i bisedave të disa celularëve të sekuestruar gjatë operacionit të arrestimit të Flodian Plakut, i njohur ndryshe si Poli Qorre në gusht 2025. Në atë kohë Plaku u arrestua pasi akuzohet për një tjetër vrasje, atë të Gentian Beqirit. Si u eliminua QarriOra 18:16 e mbrëmjes së 6 shkurtit 2021. Gentian Qarri, sapo kishte dalë nga banesa apartament në katin e 12-të të një pallati po ecte në këmbë pranë zonës së njohur si Kisha në Vlorë ku dhe...