Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Bilanci tragjik i 2026-tës, në më pak se 48 orë shënohen 7 viktima dhe disa të plagosur
Viti 2026 ka nisur me përgjakje dhe humbje jetësh. Në më pak se 48 orë, 7 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Data 1 janar, nisi me një lajm të trishtë. Tre të rinj humbën jetën nga një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Viktimat janë Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, Klejdi Myftari, 24 vjeç dhe Martin Dulaj, 25 vjeç. Anxhelo Ruçi udhëtonte në një Volksëagen me targa AB 797 VP së bashku me Klejdi Myftarit. Përplasja e fortë me një Mercedes Benz, në të cilin udhëtonte Martin Dulaj, rezultoi fatale për të tre të rinjtë, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Në të njëjtin automjet me Martin Dulajn udhëtonte edhe e fejuara e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe, e...