Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berat/ AMP pezullon nga detyra 4 punonjës policie, dyshohen për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 4 punonjës policie në Berat. Masat e sigurisë janë vendosur ndaj punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Të pezulluarit janë: Artan Selami, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat Myftar Dauti, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat Adem Qevani me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat Karafil Guçe, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat. Sipas AMP-së, hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kanë zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime...