Belgjikë/ 6 muaj burg shqiptarit që vodhi 50 euro në shtëpinë e ministres belge

Belgjikë/ 6 muaj burg shqiptarit që vodhi 50 euro në shtëpinë e ministres belge

Një shqiptar 38-vjeçar është dënuar të hënën nga gjykata e Tongerenit me një dënim shtesë prej gjashtë muajsh burg për një vjedhje të kryer në banesën e ministres flamande Zuhal Demir në Genk. Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimesh, shkruajne mediat belge. Vjedhja ndodhi më 7 janar 2023 në shtëpinë e ministres Zuhal Demir. Autori u ngjit mbi gardh dhe hyri në banesë përmes një dritareje. Ai kontrolloi të gjithë shtëpinë, por në fund u largua vetëm me 50 euro cash, të marra nga një kuti kursimesh. Pikërisht një kuti kursimesh çoi në zbardhjen e rastit, pasi mbi të u gjetën gjurmë ADN-je të autorit. Burri ishte tashmë i njohur për policinë për vepra të kryera në janar...