Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

95 kërkesa zyrtare nga autoritetet e huaja iu drejtuan Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025, për shqiptarë të përfshirë në grupe kriminale jashtë territorit të vendit tonë. Janë 25 letër porosi më shumë, krahasuar me vitin 2024. Shifra në rritje e këtyre kërkesave mbi nevojën për më shumë informacione në territorin shqiptar mbi hetimet që autoritet e huaja kryejnë ndaj shqiptarëve të përfshirë në krime jashtë vendit, lidhet edhe me zgjerimin e hartës ku këto grupe po veprojnë, deri në Amerikën Latine, sidomos në trafikun e kokainës. Nga këto, 68 kërkesa u ekzekutuan, ndërsa 27 të tjera vijojnë të jenë në proces, kryesisht për shkak të kompleksitetit hetimor dhe numrit të madh të veprimeve që kërkohen. Sipas raportit të SPAK për vitin 2025, partneri më...