Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Veprimet u kryen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tyre në organizimin dhe favorizimin e llotarive dhe basteve sportive të palejuara. Gjithashtu, gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal. Masat e sirgurisw janw ekzekutuar për; Nënkomisar Redon Tafilaku me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës. Inspektor Enea Kapllani me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit...