Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin që u ekstradua nga Zvicra

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin që u ekstradua nga Zvicra

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit Jozi Kraja, i cili dy ditë më parë u esktradua nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol Tirana, Kraja dyshohet se për një periudhë rreth 4-vjeçare ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, shtetasit D.B. dhe V.B., në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal. Kërkesa për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit u paraqit në gjykatë më 27 janar 2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të vendimit të mëparshëm nr. 49, datë 15.05.2024. Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i kryesuar...