Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorë të lagjes nr. 7 dhe 8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga”, kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, një nga pikat e rendit të ditës lidhej me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës. Banorët deklarojnë se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse, sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi. Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi, shkruan A2. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej...