Banorët i vendosin flakën grumbullit me ferra, shpërthen bombula e gazit në Vlorë
Një bombul gazi ka shpërthyer pranë shkallëve të Kuzum Babasë, në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës. Sipas dyshimeve paraprake, disa banorë i kanë vënë flakën ferrave në zonë, çka ka shkaktuar shpërthimin e bombulës së gazit. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës. Rrethanat e plota të incidentit pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
Burimi:
syri.net