Banorët e Luzit bllokojnë rrugën: Do e përshkallëzojmë nëse s’ka zgjidhje! Kalaja: Policia larg duart nga protestuesit

Banorët e Luzit bllokojnë rrugën: Do e përshkallëzojmë nëse s’ka zgjidhje! Kalaja: Policia larg duart nga protestuesit

Banorët e Luzit kanë dalë në protestën e radhës, duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës në fshatin e tyre. Banorët nuk kanë lejuar kalimin e kamionëve në këtë rrugë, e cila ka degraduar prej kohësh. Ata thonë se do të përshkallëzojnë protestën, nëse autoritetet nuk japin zgjidhje, ‘Kemi dalë për rrugën, asnjë zgjidhje s’na kanë dhënë. Do vijojmë protestat deri kur ta zgjidhim’, u shpreh një prej banorëve. Ndërsa aktivisti Aulon Kalaja i bëri thirrje Policisë që të mos ushtrojë presion ndaj banorëve, pasi e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë. ‘I bëj thirrje policisë që të mos bëjnë presion. Është e drejtë kushtetuese për banorët të dalin në protestë. Duan vetëm të rregullohet rruga. Protesta do përshkallëzohet, kërkojnë 1.5...