Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Gdhihen dhe ngrysen me frikën e shembjes së banesës. Duket se ky është fati i familjes Malaj në fshatin Paftal, të njësisë administrative Sinjë, në Berat. Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë sjellë shkarje të tokës mbi të cilën, 35 vite më parë, Vasil Malaj ndërtoi banesën. Muret janë çarë, tavani po ulet, ndërsa bazamenti ka pësuar dëmtime serioze. Krisjet e mëtejshme në strukturën e banesës dëgjohen si paralajmërim shembjeje. “Ky është muri kryesor. Ja si është dëmtuar nga jashtë dhe brenda”, thotë Malaj. 70-vjeçari Vasil Malaj dhe bashkëshortja e tij, të vetmet të ardhura kanë pensionin, me të cilin nuk sigurojnë as gjërat e domosdoshme. “Siç po e shikoni dhe vetë dëmi është shumë i madh. E gjitha ka ardhur nga lagështira e tepërt. Kemi ngelur...