Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

Këto janë pamjet që vijnë mëngjesin e sotëm nga qarku i Gjirokastrës, ku përmbytjet e ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Banesa të mbuluara nga balta, biznese të mbushura me inerte, kanë sjellë pamje që për qytetin e Gjirokastrës nuk janë parë shpesh. Qytetarët dhe ekipet e emergjencave janë duke punuar që prej orëve të para të mëngjesit, me lopata dhe mjete të tjera për të pastruar inertet nga banesat dhe bizneset, si dhe për të zhbllokuar rrugët. Gazetarja e Klan News Dorina Muhaj, tha më herët në një lidhje të drejtpërdrejtë se: “Gjirokastra është një qytet ku rrallë ndodhin situata të tilla. Nuk është parë që të ketë dëme kaq të mëdha në biznese dhe inertet të hyjnë brenda objekteve.”  Pavarësisht problematikave që vijojnë, me...