Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…
Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit nga paraburgimi i Durrësit, Altin Ndoci i akuzuar për 4 vrasje ishte sonte në lidhje direkte me studion e “Top Storyt”. Ai shprehu se nuk ka asnjë dijeni se pse djali i tij kishte vendosur të arratisej, megjithatë ai tha se dyshon se i biri e ka ndërmarrë këtë veprim sepse nuk ka besim te drejtësia për shkak se ka 6 vite në paraburgim, sipas tij pa fakte. Babai i bëri gjithashtu thirrje të birit që të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar për të. Kur u pyet nëse kishte pasur probleme shëndetësore, ai e pohoi dhe tha se kohët e fundit i kishte çuar disa herë. “Ne si familje jemi të shokuar. Ka 6 vite që jemi të shokuar...
Burimi:
javanews.al