“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

Analisti Arben Meçe thotë se autostrada Tiranë-Durrës u bllokua nga policia para se të ndodhte shpërthimi në Gërdec. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se dihej që do ndodhte diçka atë ditë. Sipas Meçes, prokuroria asokohe që kontrollohej nga Sali Berisha, deformoi hetimet. “Gati gjysmë ore para se të bëhej shpërthimi i madh, Polica e Shteti ka bërë bllokimin e autostradës, e ka bllokuar në të dyja drejtimet. Në këtë periudhë, në autostradë nuk ka lëvizur asnjë makinë, kam qenë në lëvizje. Unë njihja policin dhe kalova. Arsyetimi i policisë ishte, po ndodh diçka. Kjo e vërtetë ishte e fshehur nga banorë të Gërdecit, është manipuluar nga prokuroria. Ky, diku te 30 minuta, ka qenë momenti i përshtatshëm për të larguar...