Autori që tentoi të vidhte filialin e postës në Shkodër, dështoi të grabiste më herët një biznes

Autori që tentoi të vidhte filialin e postës në Shkodër, dështoi të grabiste më herët një biznes

Të tjera detaje kanë dalë pas grabitjes së një filiali të Postës Shqiptare në Shkodër. Pavarësisht se hyri i maskuar dhe kërcënoi punonjësen e postës me thikë për të marrë paratë, autori nuk ia doli ta çonte grabitjen deri në fund. Përmes një informacioni shtesë, Policia e Shkodrës thotë se i njëjti autor që tentoi të grabisë filialin e postës, ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave. Sakaq, uniformat blu vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Shkodër / Informacion shtesë. Rreth orës...