No Image Available

Automjeti përplas një grua! Autori ikën nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar pak orë më parë në rrugën Transballkanike, pranë Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua. Sipas raportimeve paraprake, e lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit një benz me targa gjermane ka lënë makinën pas aksidentit dhe është larguar me vrap. Policia ndodhet në vendngjarje për të identifikuar drejtuesin që të bëjnë të mundur arrestimin e tij.