Automjeti del nga rruga dhe përfundon në tokë bujqësore, dy të rinjtë transportohen në spital

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në tokë bujqësore, dy të rinjtë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore. Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.