Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

Që nga orët e para të mëngjesit e deri në këto momente, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore të Thethit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Drejtuesit e mjeteve raportojnë se rruga është bërë e pakalueshme, ndërsa ndërhyrja për pastrimin e saj ka munguar. Sipas shoferëve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke lënë dhjetëra persona të izoluar në kushte të vështira atmosferike. Ata shprehen se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për ndihmë, rruga nuk po pastrohet dhe situata po përkeqësohet me kalimin e orëve. Më shqetësuese, sipas dëshmive të drejtuesve të mjeteve, është fakti se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën, ndërkohë që ata vijojnë të mbeten të bllokuar...